Tiranë, kapet për t’u ekstraduar italiani i dënuar me 11.5 vite burg

Një shtetas italian është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Tiranës, i cili kishte ndërruar emër për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali, ku rezulton i dënuar me 11 vite e gjysmë burg.

Pasquale Scalise, 47 vjeç, rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e kishte dënuar për veprat penale të “mashtrimit financiar” dhe “mashtrimit kompjuterik”. Ai kishte ndryshuar emrin në Andrea dhe qëndronte në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Operacioni policor për kapjen e tij është kryer në bashkëpunim me Interpol Tiranën, e me qëllim ekstradimin në Itali, ku i duhet të vuajë dënimin e marrë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi