Tiranë/ 7-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga dy mjete

Më datë:

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje nga dy makina.

Raportohet se i mituri ka qenë duke kërkuar lëmoshë, dhe në momentin që është përplasur, është ulur për të marrë të hollat që i kanë dhënë shoferi i mjetit Tomorr Shukuli.

Ky i fundit nuk e ka parë të miturin që është ulur dhe e ka përplasur. Më pas trupi i të miturit është përplasur nga një tjetër mjet, nga një grua, e cila më pas ka vijuar rrugën.

Shoferi i parë është rikthyer dhe e ka transportuar fëmijën në spital, duke deklaruar se nuk e ka përplasur ai fëmijën, por për fat të keq vogëlushi ka humbur jetën.

Për këtë aksident janë vënë në pranga të dy drejtuesit e mjeteve, Tomorr Shukuli dhe Valentina Koltraku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mali i Krujës shpëton nga flakët, zjarri vihet nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...