TIRANE/ 38 vjeçari i drejton armën infermieres në spital, arrestohet nga policia

Një infermiere është ndjerë e rrezikuar pasi është kanosur nga një 38-vjeçar me probeme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit të policisë E.L 38-vjeç, ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Gjatë kontrollit të shtëpisë, atij iu gjetën 2 pistoleta (njëra zhurmuese dhe tjetra çakmak) dhe disa veshje si të policisë.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi