Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar skuadrën bardheblu të “Tiranës” për triumfin në Kupën e Shqipërisë në sportin e Xhudos.
Veliaj në reagimin e tij në rrjetet sociale ka vlerësuar ndër të tjera sportistin Indrit Çullhaj, i cili fiton këtë trofe për të 16-in vit radhazi.
“Nga KS Tirana e cila është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë në sportin e Xhudos. Bravo gjithashtu edhe Indrit Çullhaj për medaljen e artë për të 16-in vit radhazi duke u shpallur edhe si sportisti më i mirë i turneut”, nënvizon Veliaj.