Thirrja urgjente e PSD: Kuvendi ta ndërpresë pushimin, të votohet rezoluta për dialogun

Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në pushim pa e miratuar rezolutën për dialogun, në kohën kur po flitet për shkëmbime territoresh me Serbinë, u tha në konferencën e Partisë Socialdemokrate.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se kuvendi nuk do të duhej të shkonte në pushim pa u votuar rezoluta e propozuar nga PSD për dialogun.

“Dialogu ka filluar pa kurrfarë mandati nga kuvendi. Po dihet që kuvendi ka caktuar edhe përfundimin e seancës, që do të thotë se edhe ai debat që e iniciuam nuk u votua rezoluta. Të gjitha shtetet e botës po flasin për skenar të rrezikshëm për ndarje të Kosovës dhe shkëmbime territoresh dhe kuvendi jon shkon në pushim”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta mandatojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë në Bruksel.

“Do të duhej ta kishim një platformë të përbashkët. Veçse kanë ndodhur takime mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe nuk ka pasur asnjë raportim, derisa aleatet tanë po thonë që gjerat janë në tavolinë.  Ne kemi një rezolutë në fuqi e cila flet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në rezolutë shkruan që kuvendi e autorizon qeverinë për negociata”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti është shprehur i habitur me vendimin për pushim, duke thënë se në gusht dhe në shtator priten zhvillime të mëdha./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi