17.5 C
Tirana

Thirret për “21 janarin”, Berisha nuk shkon në SPAK

Më datë:

Kryedemokrati, Sali Berisha, nuk u paraqit sot, 14 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) për çështjen e “21 janarit”.

Raportohet s4 fletëthirrja për ish-kryeministrin i është dërguar në tre banesa, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Mësohet se fletëthirrja e dërguar në Kuvend për Berishën, nuk është tërhequr nga grupi i PD-së.

Jo më larg se dje, 13 nëntor, Berisha mohoi t’i ketë mbërritur thirrja nga ana e SPAK-ut.

“I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të drejtësisë që ma ka ardhur dhe do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen”

Kujtojmë se për të njëjtën çështje ishte në SPAK më 30 tetor, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit nuk dha detaje për gazetarët me argumentin se “ligjërisht duhet të respektojë sekretin hetimor”. Megjithatë, siç është raportuar më herët, ai ka dhënë shpjegime lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011, kohë kur Basha ishte ministër i Brendshëm.

Kujtojmë se më 12 mars 2024, pas kërkesës së familjarëve të viktimave, Gjykata e Lartë vendosi që dosja e “21 janarit” t’i kalonte SPAK-ut.

Për Gjykatën e Lartë, SPAK është institucioni që duhet të japë përgjigje nëse ka vend për hetime ndaj të kallëzuarve, ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, dhe ish-drejtuesve të lartë të Gardës.

Në 21 janar të vitit 2011, gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm nga BQE: Europa me dy shpejtësi, Italia dhe Gjermania ngecin në ekonomi

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka hedhur alarmin mbi rritjen...

Nderohet me çmim këngëtari Pat Boone

Këngëtari dhe aktori amerikan, Pat Boone, u nderua me...

Plagoset me armë 32-vjeçari në Bulqizë, shpallet në kërkim autori

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri...

Shefja e misionit të FMN: Të hiqet taksa zero për bizneset e vogla dhe të modernizohet sistemi i TVSH-së!

Shefja e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber tha sot,...