17.5 C
Tirana

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 37-vjeçari në Tropojë, iu gjetën drogë dhe…

Më datë:

Një 37-vjeçari është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Blutë njoftojnë se Aleks Përvataj është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: 

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Peraj”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe posedonte 940 gramë cannabis sativa, në banesë, arrestohet 37-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Peraj”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Aleks Përvataj, 37 vjeç, banues në fshatin Peraj.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...