Theu masën e arrestit për të transportuar emigrantë, e pëson 18-vjeçari

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili kishte thyer masën e “arrestit në shtëpi”.

I riu me iniciale A. M është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën Tiranë-Rinas, duke transportuar me një mjet furgon, 20 emigrantë të paligjshëm, me destinacion qytetin e Kukësit.

NJOFTIMI

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për krimet kundër narkotikëve dhe transportonte 20 emigrantë, me një automjet furgon, kapet dhe vihet në pranga nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me mjete të marra me qira, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, i cili ishte me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, e caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi I. Ç., 27 vjeç, i dënuar më parë për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën Tiranë-Rinas, duke transportuar me një mjet furgon, 20 emigrantë të paligjshëm, me destinacion qytetin e Kukësit.

Nga ana e shërbimeve të Policisë është bërë ndjekja e mjetit tip furgon dhe më pas ndalimi i tij në zonën e liqenit të Krastës në qytetin e Krujës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi