Thaçi: Trimërinë dhe luftën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nuk do ta harrojmë kurrë

Sot janë bëtë 29 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 29-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ka thënë se nuk do të harrohet kurrë vepra, trimëria dhe lufta e tyre për liri.

“Afrimi dhe Fahriu ishin simbol dhe frymëzim i rezistencës sonë për mbrojtjen e atdheut kundër regjimit serb”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Veprën, trimërinë dhe luftën për liri të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nuk do ta harrojmë kurrë. Edhe sot në 29 vjetorin e rënies së tyre, i kujtojmë ata me konsideratën dhe respektin më të thellë. Afrimi dhe Fahriu ishin simbol dhe frymëzim i rezistencës sonë për mbrojtjen e atdheut kundër regjimit serb. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi