Thaçi takim me Ramën, zbulohet çfarë diskutuan dy liderët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai thekson se në takim me shefin e qeverisë kanë diskutuar për aktualitetin politik në Shqipëri, Kosovë dhe në rajon.

I pari i shtetit të Kosovës shton mes tjerash se në takim është biseduar edhe për përgatitjet e Kosovës dhe Shqipërisë përpara Samitit të Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. HTH”-shkruan  Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi