Thaçi pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi.

Presidenti Thaçi i ka uruar suksese në detyrën e re ambasadorit Stolfi.

“Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike dhe i jemi mirënjohës edhe autoriteteve në San Marino për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi, theksoi se pret një thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror në vitet e ardhshme.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Stolfi diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, artit dhe kulturës./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi