Thaçi nuk do të “humbë kohë”, paralajmëron konsultime me liderët e partive politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i thërrasë së shpejti për konsultime liderët e të gjitha partive politike. Këtë deklaratë, ai e ka bërë të enjten, një ditë pas rrëzimit të Qeverisë.

“Pas rënies së Qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do t’i fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit,unitetit dhe të gjithpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit do ta respektoj në plotëni Kushteturën dhe ligjet e vendit”, ka thënë ai.

Thaçi ka folur pas vizitës në Qendrën Mjekësore të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ku u shoqërua edhe nga komandanti i Forcës, general-lejtnanti Rahman Rama.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke e rrëzuar atë. Votimit në Kuvend i ka paraprirë një debat maratonik.

Beteja politike në Kosovë, që kulmoi me mocionin e mosbesimit, nisi para më shumë se një jave, kur presidenti Hashim Thaçi firmosi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën Qeveria nuk u pajtua. Një ditë më vonë, Agim Veliu i LDK-së do të shkarkohej nga pozita e ministrit të Brendshëm, gjë të cilës LDK-ja do t’i përgjigjej me inicim të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, pjesë e të cilës ishte.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Serbi – Rusi, diskutime për blerje helikpterësh luftarakë nga Beogradi

Serbia është duke negociuar blerjen e helokopterëve ushtarakë nga Rusia, duke krijuar mundësi për rritje të tensioneve në Ballkan. Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar...

Ngrijnë rrugët në Bulqizë; Temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme

Ulja e temperaturave dhe bora e rënë në dy ditët e fundit ka bërë që pedonalja e Bulqizës, po ashtu edhe rrugët dytësore të...

Bombë autobusit: 10 të vdekur mes tyre një fëmijë

Dhjetë të vdekur dhe 27 të plagosur është bilanci i shpërthimit të një bombe, që ishte vënë...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...