0.5 C
Tirana

Thaçi mungon në seancë për shkaqe shëndetësore

Më datë:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka marr pjesë në seancën e sotme gjyqësore në Hagë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe nevojës për konsulta mjekësore.

Kështu njoftoi në fillim të seancës, avokati i tij, Luka Misetiq i cili tha se Thaçi nuk ndjehej mirë, por që nuk ka informacione të tjera pasi nuk ka komunikuar me të.

“As unë nuk kam asnjë informacion. Sekretarja e seancës  më njoftoi që klienti nuk ndjehej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme”, u shpreh ai.

Më pas edhe kryetari i trupit gjykues të Gjykatës Speciale, Charles Smith konfirmoi  se Thaçi ka problem me shëndetin dhe i është dashur të konsultohet me një mjek.

Pas disa minutave të ndërprerjes së seancës, procesi gjyqësor vazhdoi pasi  avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq tha se edhe vetë Thaçi e ka nënshkruar lejen për vijim të seancës.

“Doktori e ka nënshkruar lejen për të vijuar me procesin gjyqësor. Nuk pata mundësi ta kontaktoja zotëri Thaçin gjatë këtij pushimi të shkurtër, por është dhënë leja përkatëse që të vijojmë me seancën e sotme”, theksoi Misetiq.

Seanca ku po dëshmon dëshmitari i radhës i Prokurorisë kundër ish-krerëve të UÇK-së me urdhër të trupit gjykues po vazhdon të mbahet private.

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur në prill të vitit 2023 ndërkaq, ata po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit prej nëntorit të vitit 2020.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime të pretenduara të luftës.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...