3.5 C
Tirana

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Albin Kurtit për kryeministër, ai duhet ta pranojë ose refuzojë

Më datë:

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek krijimi i qeverisë së Kosovës, si dhe fakti nëse do të zgjidhet apo jo Albin Kurti kryeministër, vjen një sinjal pozitiv nga presidenti Hashim Thaçi. Ai deklaroi sot se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.

Pas takimit me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, Hashim Thaçi tha se është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll me sukses procesin e 6 tetorit.

Thaçi mes tjerash tha se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që ta bëjë hapin, ndryshe duhet ta deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.
Koha po kalon… Unë duke menduar që do ta pranon, sepse është një rregull i pashkruar…, e kam nënshkruar atë ditë nominimin e zotit Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe zoti Kurti që të reflektojë në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi, raporton KP.

Për këtë ai u shpreh i bindur që do të respektojë Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjet.
Në çdo veprim timin do ta respektoj në tërësi kushtetutën dhe ligjet. Respektoj shumë opinionet e ekspertëve por unë nuk shkel as Kushtetutë as ligj”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sultiash me kanellë dhe arra

Sultiashi është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare....

Pesë ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Sigurisht, metodat bazë të parandalimit të ftohejs janë larja...

“Ndoci sulmoi policët dhe u arratis”, Drejtoria e Burgjeve rreshton masat drastike

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal...

Berisha: Durana, projekt kriminal. Rama duhet të ikë, është rrezik për shqiptarët

https://www.youtube.com/live/fm1QCCDtC9Y?si=9xnpKL4axjsY_RGh&t=966 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e...