Thaçi dekoroi me Medalje Presidenciale ish-presidenten Jahjaga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dekoroi sot ish-presidenten Atifete Jahjaga me Medaljen Presidenciale.

Jahjaga u dekorua për rolin konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën. Ajo luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë”, shkruan Thaçi në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi