9.5 C
Tirana

Terroristi në Zelandën e Re: Doja të vrisja sa më shumë myslimanë që faleshin në xhami

Më datë:

Brenton Tarrant, autori i sulmit terrorist në dy xhami në Zelandën e Re më 15 mars të vitit 2019 ku u vranë 51 persona, kishte planifikuar gjithashtu të sulmonte një xhami të tretë. Gjatë seancës gjyqësore që po mbahet sot, Tarrant tha se kishte planifikuar t’i digjte xhamitë dhe të shkaktonte sa më shumë viktima të pafajshme

Australiani akuzohet për vdekjen e 51 personave, për 40 tentativa të dështuara për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

Brenton Tarrant, është i pari person në Zelandën e Re i cili rrezikon dënim të përjetshëm me burg, pa të drejtë apelimi.

Gjatë seancës gjyqësore ai u përball me të mbijetuar dhe familjarë të viktimave, të cilët u shprehën se nuk mund ta falnin atë dhe tmerrin që ai kishte shkaktuar.

Sulmet terroriste ndaj besimtarëve që po merrnin pjesë në lutjet e së premtes, Tarrant i shpërndau edhe online në rrjetet sociale.

Sulmi shkaktoi atë kohë vala zemërimi në gjithë botën dhe detyroi gjithashtu autoritetet në Zelandën e Re të ndryshonin ligjin për Mbajtjen e armëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...