“Terroristët e YPG/PKK-së ndërmorën 14 sulme në 36 orët e fundit”

Terroristët e YPG/PKK-së kanë kryer 14 sulme në 36 orët e fundit, ndërsa Forcat e Armatosura të Turqisë kanë respektuar plotësisht marrëveshjen me SHBA-në për krijimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Në një deklaratë në Twitter, ministria tha se në 36 orët e fundit, gjithsej 14 ngacmime dhe sulme u kryen nga terroristët e PKK/YPG-së, 12 prej të cilave ndodhën në Ras al-Ayn, një në Tal Abyad dhe një në Tall Tamr.

Turqia dhe SHBA të enjten arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi