16.5 C
Tirana

Tërmeti/ Ambasadorja e SHBA-ve në Durrës: Solidaritet me qytetarët

Më datë:

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër situatën dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, si dhe ka shprehur solidaritetin e saj me familjet e prekura.

Ajo tha se, qytetarët amerikanë ndodhen pranë popullit shqiptar dhe se do të vijojë puna ngushtësisht me qeverinë shqiptare.

“Ne donim të vinim dhe të shprehnim solidaritetin me qytetarët e Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit. Është e rëndësishme për miqtë të festojnë së bashku por më e rëndësishme është të mund ta ndihmojnë njeri-tjetrin. Sapo kam ardhur nga vizita e Kryqit të Kuq shqiptar sepse doja të shihja jo vetëm dëmet por edhe përpjekjet që po bëhen për rikuperimin nga dëmet.

Doja që populli shqiptar ta dinte se miqtë tuaj amerikanë janë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur. Ndihma jonë financiare, teknike dhe njerëzit tanë erdhën menjëherë pas fatkeqësisë. Ne do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare për të bërë gjithçka që është mundur për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve”, tha ambasadorja e SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA pa qeveri: Aeroportet pa informacion për fluturimet e anuluara

Një email i dërguar mbrëmjen e së mërkurës nga...

Mbi 1 mld euro për shëndetësinë, Rama: Linjë financimi nga buxheti për luftën ndaj kancerit

Mbi 1 miliard euro i janë dedikuar shëndetësisë dhe...

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, ndërrojnë jetë dy persona

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy...

Lulzim Berisha del sot nga qelia, merr leje për të varrosur të atin

Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve i ka dhënë leje...