“Tërhiqet” Vuçiç: Vështirë se do të jemi më në Kosovë, kompromis me shqiptarët.

Presidenti serb e ka quajtur kompromisin me shqiptarët si interes jetësorë për Serbinë dhe popullin serb.

“Vështirë se do të jemi më në Kosovë…”, ka thënë Vuçiç gjatë një bisede me studentë serbë të Kosovës, duke filluar parapërgatitjet e terrenit politik e social, mbi atë që po i imponohet Serbisë: heqja dorë përfundimisht nga Kosova dhe shkuarja drejt një pajtimi me shqiptarët.

“Por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje”.

“Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, citohet të ketë thënë Vuçiç, që, duke parandjerë reagimet e pritshme, është shprehur se “kundërshtarët e kësaj lëvizjeje nuk e kuptojnë se kështu humbin të gjithë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi