12.5 C
Tirana

Tentoi të vriste me thikë të riun, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan.

Më datë:

Një konflikt i fortë fizik dhe me armë të ftohta ka ndodhur mesnatën e kaluar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 36-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve policore autori i ngjarjes ka përfunduar në pranga dhe po kështu është ndaluar dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 36-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.

Autori, i identifikuar si Anton Kasa, 65 vjeç, e ka qëlluar në qafë 36-vjeçarin, i cili rezulton me precedentë penalë.

Sipas burimeve zyrtare, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 36-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit Anton Kasa, 65 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Anton Kasa, mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin Denis Bardhi, 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 36-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 36-vjeçari, shtetasin Klidi Dodi, 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpallen rezultatet përfundimtare në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot, 31...

Çfarë shkakton migrenën

Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke, por një...

Njihuni me shkallët me të frikshme në botë, ndodhen në Japoni!

Një shkallë jashtëzakonisht e pjerrët dhe e ngushtë në...

Pak para prezantimit, zbulohet se si do duket Samsung Galaxy S26

Jemi më pak se një muaj larg prezantimit zyrtar...