Tentoi të shtypë me makinë një çift bashkëshortësh, gjykata e Tiranës lë në burg Taulant Mukollarin

Taulant Mukollari, shoferi që shkaktoi një gjendje paniku në bulevardin “Migjeni” në kryeqytet është lënë në burg.

Kujtojmë se më 18 prill, Mukollari pas një konflikti verbal, tentoi që të shtypë me makinë një çift bashkëshortësh në zonën e Yzberishtit.

39-vjeçari rezulton se është një emër i njohur për policinë e shtetit. Ai në vitin 2018 mësohet se u kap me drogë dhe me armë.

Taulant Mekollari, në atë kohë 26 vjeç, është ndaluar nga policia e Çorovodës për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ai është kapur i fshehur në një banesë në Tiranë, tek të afërmit e tij gjatë operacionit “kushëriri”.

Si ndodhi ngjarja në Tiranë?

Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. Taulant Mekollari 39-vjeç po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij.

Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M. dhe bashkëshorten e tij.

Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e Mekollarit.

Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi