Tentoi të korruptonte policin me 1000 lekë, arrestohet një 50-vjeçar

Fatmir Doko nga Kuçova është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien masës.

Mësohet se 50-vjeçari në rrugën “Pavarësia” është kapur nga punonjësi i qarkullimit rrugor duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse.

Për t’iu shmangur kalimit në komision, ai i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartëmonedhë të prerjes prej 1000 lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi