Tentohet rrëmbimi i një vajze në Prishtinë, autori i kërcënon me pistoletë babanë dhe vëllanë

Një tentativë rrëmbimi ka ndodhur dje në Prishtinë.

Raportohet se një vajzë është tentuar të futet me forcë në makinë nga një burrë.

Policia ka nisur kërkimet për personin në fjalë, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

I dyshuari mësohet se ka kërcënuar me pistoletë edhe babanë dhe vëllanë e vajzës të cilën tentoi ta rrëmbente.

“Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi