Tentativa për ‘sheshimin’ e konfliktit në Veri të Kosovës

Dalin fotot nga nisja e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, takim ky që po zhvillohet në Bruksel.

foto galeri

Takimi ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak. Paraprakisht, Borrell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin.

foto galeri

Fokusi i takimit do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni kërkon veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi