Tentativa e grabitjes në Fier, ja kush është i plagosuri gjatë përplasjes me Policinë, emri

 

 

 

Pas përplasjes me policinë gjatë një grabitjeje në Fier humbi jëtë një nga grabitësit dhe u plagos një tjetër i bandës. Ndërkohë është bërë publik edhe emri i personit që mbeti i plagosur dhe që është në spitalin e Fierit.

Ai është Arben Muça nga Puka me banim në Ndroq të Tiranës, rreth 37 vjeç. Sipas burimeve spitalore, Muça është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i shokut të tij të vrarë nga policia nuk jepet ende.

Arben Muça ka pasur kallashnikov dhe ka qënë i pari që ka qëlluar Policinë tek hyrja e pallatit, në momentin kur tentoi të arratisej me të tjerët.

Sipas policisë së Fierit, qenë 4 persona që tentuan të hyjnë e të grabisin banesën e Minella Muçës në katin e tretë të një pallati në lagjen “29 nëntori” . Ata janë përplasur me policinë, e cila kishte marrë një telefonatë për ndihmë duke humbur një nga shokët e bandës dhe një lënë pas të plagosur një tjetër. Aktualisht forcat blu janë vënë në ndjekje të bashkëpuntorëve të tyre.

Policia e Fierit ka dhënë një informacion paraprak mbi shkëmbimin me armë që ka pasur me grabitësit gjatë natës dhe një viktimë nga radhët e grabitësve.

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit Minella Muça, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi