Tensionohen raportet Rumani-Hungari/Ja kërcënimi i kryeministrit rumun

Tensionet mes Rumanisë dhe Hungarisë po rriten, pas një deklarate të kryeministrit rumun Mihail Tudose, i cili kërcënoi me varje anëtarët e pakicës hungareze në rajonin e Szeklerland, në të cilin hungarezët etnikë janë shumicë.

“Nëse flamuri i komunitetit Székely do të valëvitet mbi institucionet, të gjithë do të valëviten pranë tij”, citojnë mediat rumune, kryeministrin Tudose.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili të premten thirri ambasadorin rumun në Budapest për të kërkuar shpjegime në lidhje me deklaratën e kryeministrit.

Szijjarto tha se nuk ishte i kënaqur me shpjegimin e ambasadorit.

“Kërcënimi i një bashkësie etnike me ekzekutimin ishte “krejtësisht e papranueshme”, tha Szijjártó, duke shtuar se debati mbi hungarezët etnikë në Rumani duhet të mbahet “në mënyrë të civilizuar”.

Në Rumani jetojnë rreth 1.2 milionë njerëz, në Transilvani, një rajon i dikurshëm i Perandorisë Austro-Hungareze që u bë pjesë e Rumanisë në fund të Luftës së Parë Botërore./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi