Tensionohen raportet mes Macron dhe botës arabe

Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka ngjallur reagime të shumta në shtetet me shumicë myslimane.

“Sulm ndaj islamit” kështu e cilësoi kryeministri i Pakistanit Imran Khan qëndrimin e shefit të Elisezë.

“Mjerisht, Presidenti Macron ka zgjedhur të provokojë qëllimisht myslimanët, përfshirë qytetarët e tij, përmes inkurajimit të shfaqjes së karikaturave blasfemike që targetojnë Islamin dhe Profetin tonë”, shkruan Khan në Twitter.

Kryeministri pakistanez u shpreh se Macron në vend se të ngushtonte hapësirat për terroristët kishte zgjedhur të inkurajonte Islamofobinë duke sulmuar Islamin sesa të merrej me terroristët.

Komentet e kryeministrit të Pakistanin vijnë pasi edhe presidenti  turk Reccep Taip Erdogan u shpreh kundër Macron duke kërkuar që presidenti francez të kryejë kontrolle mendore, gjë e cila nxiti edhe tërheqjen e ambasadorit francez nga Ankaraja.

Në valën e kritikave ka reaguar edhe vetë presidenti francez, i cila ka theksuar edhe njëherë se nuk do të dorëzohej dhe se populli francez nuk do të dorëzohej kurrë.

“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Me frymën e paqes ne i respektojmë të gjitha diferencat. Nuk pranojmë gjuhë urrejtjeje dhe mbrojmë një debat të arsyeshëm. Gjithmonë do të jemi në anën e dinjitetit njerëzor dhe vlerave universale”, tha Macron.

Në anën tjetër edhe rrjetet e supermarketeve të Qatarit Al-Meera dhe Souq al-Baladi po ashtu reaguan duke hequr mallrat franceze nga raftet e tyre.  Ndërkohë që orë pas ore Thirrjet për të bojkotuar mallrat franceze po rriten në botën arabe.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Raporti OSBE/ODIHR, Politika ndërron syzet e leximit nga pushteti në opozitë. Çfarë thanë palët në 2009?

Raporti i OSBE-ODIHR historikisht është lexuar nga këndvështrime krejt të kundërta nga qeveria dhe opozita, dhe sa herë që qeveritë dhe opozitat janë ndërruar,...

Përmbytet një lagje në Berat, banorët bllokohen nga uji

  Ka mjaftuar pak shi në qytetin e beratit që uji të kthehet sërish në makth për banorët e një lagjeje. Pallatet e lagjes “Çlirimi” janë...

Muri Kinez çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë

Turistët nga çdo cep i botës për çdo ditë vizitojnë Murin Kinez, një nga atraksionet më të njohura turistike në botë. Njërën pjesë të tij,...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...