Tension te Barcelona, Valverde i ka orët e numëruara në pankinë

Titulli kampion në Spanjë mund të mos mjaftojë. Në fillim dështimi në Champions dhe më pas zhgënjimi në finalen e Kupës së Mbretit e kanë sfumuar trofeun e La Liga dhe kanë përshtjelluar atmosferën te Barcelona. Edhe pankina e Ernesto Valverde është tronditur sërish, teksa tekniku është vendosur në shënjestër të kritikave nga mediat dhe tifozët katalunjas. Megjithses u rikonfirmua nga presidenti Bartomeu, vetë ky duket se është penduar kur pa skuadrën e tij të humbiste 2-1 në finalen e Kupës kundër Valencias.

C 29 Fotogallery 1025583 Imagegallery Imagegalleryitem 49 Image

Të përditëshmet shumë pranë klubit “blaugrana” bëjnë të ditur se te Barcelona jetohet mes tensionit dhe dyshimeve të shumta për të ardhmen. Shumë prej drejtuesëve të klubit i janë bashkuar idesë së tifozëve se Valverde nuk është njeriu i duhur për t’u rinisur në sezonin e ardhshëm.

C 29 Fotogallery 1025583 Imagegallery Imagegalleryitem 48 Image

Dukë qëndruar në atë që raportojnë dy gazetat katalunjase “Sport” dhe “El Mundo Deportivo”, tekniku ka humbur edhe besimin e një pjesë të mirë të senatorëve të skuadrës, përfshirë edhe Lionel Messi, që pas humbjes së fundit nuk e mori në mbrojtje trajnerin, duke ia faturuar hapur një pjesë të fajit.

2596578 53830270 2560 1440

Mediat lokale shkojnë më tej, teksa zbulojnë edhe profilin e teknikut që I duhet Barcelonës, ndërsa në skenë del edhe emri i Massimiliano Allegri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi