Tension në Iran, SHBA: Bota po vëzhgon

Mijëra protestues proqeveritarë morën pjesë në marshime të ndryshme në Iran, pas dy ditësh protesta antiqeveritare.

Dhjetëra njerëz u arrestuan gjatë ditëve të shkuara të protestave kundër korrupsionit dhe standardeve të jetesës, protesta që, sipas autoriteteve, janë organizuar nga rivalët politikë. Një kundërpërgjigjje e qeverisë, veç përdorimit të policisë, ishte edhe organizimi i marshimeve proqeveritare për të treguar se gëzon mbështetje të madhe.

Megjithatë, ishin protestat kundër qeverisë ato që tërhoqën më shumë vëmendjen, sidimos nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërsa raportohet për dhunë ndaj protestuesve dhe arrestime arbitrare, SHBA i bëri thirrje Iranit që të ketë kujdes se si i trajton protestuesit, pasi bota po vëzhgon.

Autoritetet në Iran kanë fajësuar antirevolucionarët dhe agjentët e shteteve të huaja për organizimin e protestave, megjithëse kanë pranuar se ka pakënaqësi për ekonominë dhe nivelin e jetesës mes popullsisë. Protestat antiqeveritare nisën për arsye ekonomike, por shumë shpejt, siç pritej, ato kaluan në prizmin politik dhe demonstruesit e shumtë kërkuan lirimin e të burgosurve politikë dhe fundin e represionit politik e dhunës policore.

Këto ishin protestat më të mëdha kundër autoriteteve që prej viti 2009./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi