Tensione dhe përplasje janë shënuar tek Sheshi Uilson në Tiranë në protestën e PD-së.
Deputeti Luan Baçi tha se policët e kanë gjuajtur me grushte në bark.
“Më gjuajtën me grushte në bark”, tha Baçi përpara mediave.
Tensionet kanë nisur, pasi policia ka bërë thirrje për largim të protestuesve. Policia është përplasur me disa protestues e deputetë të opozitës.
Ka përplasje mes forcave policore dhe protestuesve tek Sheshi Wilson në kryeqytet. Tensionet janë të pranishme edhe me disa përfaqësues të opozitës. Po tentohet “çarja” e kordonit policor…
Nga njëra anë Policia kërkon zhbllokim të akseve rrugore për të lejuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit e cilësojnë këtë tubim një të drejtë ligjore.


