Tenis, Marin Çiliç eliminohet nga Indian Wells

Finalisti i Australian Open, Marin Çiliç e mbylli aventurën e tij në turneun Masters të Indian Wells-it.

Tenisti kroat u eliminua në raundin e tretë të këtij evenimenti nga Philip Kohlschreiber me rezultatin 2-0. Gjermani arriti që të fitojë në të dy setet nga një “game” me shërbimet e Çiliçit, për të mbyllur këtë ndeshje në favorin e tij e duke kaluar kështu në 1/8 e finaleve të Indian Wells-it.

U kualifikua për më tej edhe Juan Martin Del Potro. Tenisti argjentinas mundi në 1/16 e finaleve të turneut kalifornian spanjollin David Ferrer 2-0. Del Potro e mbylli setin e parë 6-4, ndërkohë që në të dytin e pati më të vështirë, pasi gjithçka u zgjidh me anë të “tiebreak”-ut që shkoi në favor te tij.

Një vend për në 1/8 të finaleve të Mastersit të Indian Wells-it e siguroi dhe Milos Raoniç, i cili mundi me vështirësi Sousën me rezultatin 2-1. Raoniç fitoi setin e parë 7-5, por humbi të dytin 4-6. Në setin final, kanadezi shfaqi superioritetin e tij, duke e mbyllur këtë fraksion të lojës 6-2.

Shënoi emrin e tij mes 16 më të mirëve të turneut amerikan edhe Feliciano Lopez, i cili mposhti amerikanin Jack Sock. Edhe Lopez u desh të luajë 3 sete për të siguruar këtë fitore. Lopez fitoi setin e parë me “tiebreak” 7-6, por Sock riktheu ekuilibrin në sfidë, duke fituar fraksionin e dytë 6-4. Seti final shkoi sërish për spanjollin 6-4, duke e mbyllur krejt ndeshjen 2-1./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi