7.5 C
Tirana

Temperaturat e larta, Gonxhja: Zbatim të masave që ndihmojnë punëtorët

Më datë:

Rritja e temperaturave ekstreme të nxehtësisë përbëjnë një sfidë të madhe për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja apeloi sot për zbatimin me rigorozitet të masave që ndihmojnë punëtorët në këto ditë të nxehta.

Ai ndau edhe disa nga masat që rekomandon Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëve dhe për të siguruar një ambient pune të sigurt dhe produktiv.

Masat përfshijnë rritjen e mbikëqyrjes së punëmarrësve nëpërmjet personit përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe forcimin e sistemeve të SSHP-së në subjektet përkatëse.

Rekomandohet përfshirja e masave parandaluese në dokumentin e vlerësimit të riskut duke marrë parasysh kushtet e nxehta të motit.

Ashtu sikundër riprogramimi i punës në natyrë në kohë më të freskëta të ditës dhe shmangia e punës në diell kur është në maksimum.

Një tjetër masë është sigurimi i pushimeve më të shpeshta për punëtorët dhe krijimi i zonave të freskëta, sigurimi falas i ujit të pijshëm, të freskët gjatë gjithë kohës së punës dhe heqja e pajisjeve mbrojtëse individuale gjatë pushimit për të parandaluar mbinxehjen.

Po ashtu, rekomandohen pajisje mbrojtëse të përshtatshme për temperaturat e nxehta si kapele të forta që nuk depërtojnë nxehtësinë dhe veshje që mbrojnë nga dielli, dhe mbrojtja me kremra ndaj diellit.

“Këto masa janë të rëndësishme për të siguruar që punëtorët të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, duke minimizuar rrezikun e lodhjes, goditjes nga nxehtësia dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me stresin e nxehtësisë“

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...