Temperaturat e larta, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore Durrës

Afro 60 vizita në ditë kryhen në qendrën shëndetësore në plazhin e Durrësit, e cila është ngritur për t’u ardhur në ndihmë pushuesve që paraqesin probleme shëndetësore. Shqetësimet më të shpeshta me të cilat pushuesit i drejtohen qendrës shëndetësore janë pickimet, alergjitë apo edhe djegiet e lekurës nga dielli.

Që prej nisjes së sezonit turistik në qendrën shëndetësore në lagjen 13 të Durresit janë paraqitur 820 pushues me probleme te ndryshme shendetesore kryesisht shkaktuar nga temperaturat e larta.

Para kësaj qëndre shëndetësore qëndron në gatishmëri edhe një autoambulance, e cila merr urgjencat në banesa dhe bën shpërndarjen sipas rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi