18.5 C
Tirana

Tedi Blushi: Rama mbron bandat se me to erdhi në pushtet

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se kryeministri Edi Rama është promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe në institucionet e larta shtetërore.

Duke iu referuar shkrimit të “Financial Times”, Blushi shprehet se Rama mbron bandat, pasi sipas tij, me to erdhi në pushtet.

“Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe institucionet më të larta shtetërore, sa kohë do të jetë në krye të Qeverisë nuk mund të ketë asnjë shpresë se do të luftojë krimin.

Edi Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet, me to bashkëpunon, me to vjedh zgjedhjet dhe ndan fitimet! Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar!

Vetëm largimi i tij sjell rend, siguri, drejtësi, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik! 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij që drejtojnë sot bashkitë e vendit!”, shkruan ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...