Teatri, mazhoranca pranon dekretin e Presidentit Meta

Kuvendi ka pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar, ligj të cilin kreu i shtetit e ktheu për shqyrtim.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh se shumica ka vendosur që të pranojë dekretin e Presidentit për të bërë disa ndryshime në ligj, ku më kryesorja është hapja e garës.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Do të pranojmë dekretin e presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta”, tha Shalsi.

Por deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha: “Unë nuk e kuptoj se çfarë janë amendimet e një dekreti që është shumë i qartë. Një dekret votohet pro ose kundër”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi