Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

VLORË– Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë pranë plazhit të Zvërnecit, në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

 

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

 

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi