Të shtëna me armë në Klos, vritet 17-vjeçari, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos.

Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17 vjeçar.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.

Po ashtu, raportohet edhe për disa të plagosur.

Ngjarja është në zhvillim pasi sapo ka ndodhur në mes të Klosit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi