Të përjashtuar nga ndihma, dy familje në Bathore: Nuk na zgjodhi sistemi

 

 

Flutura Hasbajrami është nuse në këtë shtëpi në Bathore, prej 13 vitesh, ndërsa bashkëshorti i saj e ka ndërtuar këtë shtëpi me blloqe betoni 20 vjet më parë. 39 vjeçarja thotë se që pas lindjes së djalit të vetëm nuk punoi më, pasi u diagonistikua me diabet dhe në mungesë të mjekimit, e gjente veten shpesh herë pa ndjenja.

 Burri i shtëpisë del herët në mëngjes për të gjetur ndonjë punë ditore që të ushqejë fëmijën. Prej 2 vitesh familja Hasbajrami ishte pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, nga e cila në muaj siguronte 5 mijë lekë, nga të cilat 3 mijë lekë ngelet për ushqim dhe shkollim të fëmijës.

Por prej fillimit te shkurtit, kjo familje nuk merr me ndihmen sociale sepse nuk ploteson piket e sistemit elektronik.

Në jetë mund të zgjedhim gjithçka, por jo familjen! Dhe më fatkeqët në këtë rast janë fëmijët, siç është Migeli i vogël, që i detyruar nga kushtet e vështira ekonomike ku jeton, dhe me prindër të sëmurë e ka projektuar herët të ardhmen e tij
Ti me the që do bëhesh doktor kur të rritesh. Pse doktor?
“Sepse dua të shëroj mamin dhe babin”, thotë Migel Hasbajramaj.
Në Bathore, familje si kjo ka shume. Pak metra me tej Hasbajramajve banon Gëzim Ukdashi, me 3 fëmijë e tij.

Por, sipas vendimit Për Përcaktimin e kritereve dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, ekziston një mundësi që familjet aplikuese, që nuk janë shpallur përfituese nga kompjuterat dhe që plotësojnë kushtet ligjore, të marrin ndihmë ekonomike nga bashkitë.

Bëhet fjalë për 6% të totalit të fondit për ndihmën ekonomike, që bashkia e përdor për familjet në nevojë, ndërsa tani do ti shtohen edhe familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Pra, fondi mbetet i njëjtë, por shtohen familje të tjera që do të përfitojnë prej tij. Megjithatë bëhet fjalë për një pagesë 3-mujore. Pas kësaj pagesa ndërpritet sërish. Kështu që familjet si ajo Hasbajramaj dhe Ukdashi, që s’kanë as punë, as ndihmë ekonomike do të gdhihen si para dy muajve, pa bukë për të ushqyer fëmijët

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi