8.5 C
Tirana

Të paktën 27 të vdekur nga përmbytjet në shtetin Assam të Indisë

Më datë:

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe rreth 171 mijë janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat në shtetin Assam të Indisë.

Hindustan Times, duke cituar Autoritetin Shtetëror të Menaxhimit të Fatkeqësive të Assamit (ASDMA), tha se përmbytjet kanë ndikuar negativisht në jetën e rreth 390 mijë njerëzve.

Zyrtarët e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive raportuan se 7 nga 27 personat që humbën jetën nga përmbytjet ishin nga rajoni Karimganj, ndërsa një fëmijë 7-vjeçar nga rrethi Barpeta ka humbur jetën kur anija në të cilën ndodhej është përmbysur.

Zyrtarët e shtetit të Assam vunë në dukje se 245 kampe të përkohshme ndihme janë krijuar në 17 rajone.

Zyrtarët deklaruan se 15.160 nga rreth 171 mijë njerëz të zhvendosur janë vendosur në kampe të përkohshme humanitare.

Sipas të dhënave të shpallura nga Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD), reshjet e shiut ishin 50 për qind mbi normën sezonale në shtetin Assam midis 1 dhe 19 qershorit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Bardhi pret Krichbaum: Opozita mbështet integrimin e bazuar në standarde dhe meritë

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi...

Ergys Agasi ankohen, ILD regjistron kërkesën për dosjen hetimore të SPAK

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konfirmuar se...

Sherr me armë dhe shkop bejsbolli në Kukës, dy kushërinj në tentativë vrasjeje

Një sherr ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje...