“Të gjelberojmë ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve”, nxënësit e Gjimnazit “Luz i Vogël” japin mesazh jete!

Nxënësit e Gjimnazit “Luzi i Vogël” kanë vizituar ditën e sotme ambientet e shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë.

Gjatë kësaj vizite nxënësit e klasave 11a dhe 11b nën drejtimin e mësuesit të shërbimit komunitar, Elton Çurumi vendosën disa vazo me lule në ambinetet e këtij institucioni.

Nëpërmjet projektit “Të gjelbërojmë ambientet e Shtepisë së të Moshuarve” nxënësit shpenzuan dhe blenë vazo me lule dhe mjete të tjera dhe mbollën disa lule në ambientet e jashtme të institucionit dhe disa nëpër korridoret e saj.

Padyshim që nuk është me rëndesi numri i vazove të mbjella por gjesti human i këtyre nxënësve ndaj kësaj kategorie në nevojë.

Statusi i plotë në faqen zyrtare të Gjimnazi “Luzi i Vogël”:

Sot nxënësit e klasave 11a dhe 11b të Gjimnazit “Luzi Vogël” nën drejtimin e mësuesit të shërbimit komunitar, E. Çurumi, realizuan projektin “Të gjelbërojmë ambientet e Shtepisë së të Moshuarve”.
Në këtë projekt ata blenë vazo me lule dhe mjete të tjera dhe shkuan në azilin e të moshuarve për tu mbjellë disa lule në ambientet e jashtme të institucionit dhe disa nëpër korridoret e saj.
Një gjest human dhe fisnik ndaj një kategorie moshe në nevojë.
#TeNdihmojmeNjerezitNeNevoje

/Drita tv/

 

 

 

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi