TË DY NË KASABA! Nga: Luan Sheshi

E ç’nuk folën e ç’nuk thanë,
Ujku,Dhelpra për Kasabanë…
Hidh e prit rrugës për pyell,
Për një lodër e për një fyell…
Në një tezgë seç u sulën,
Dhëmbët qeseve i’a ngulën…
Hëngrën mish,sa u zhdapën,
E harruan që vetë s’e kapën…
Stan me njerëz tutje-t’hu…
Të dy bashkë shkuan në dru…
Shumë më mirë qenë në male,
Mbretër në shkurre e kanale…
Se kështu është Kasabaja,
Kërcen prifti nga belaja…


/Drita Tv- Luan Sheshi: 7 shtator 2018/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi