20.5 C
Tirana

Të dielën rikthehet ora diellore

Më datë:

Rikthehet ora diellore. Akrepat do lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes së shtunës dhe të dielës 26 dhe 27 Tetor, duke i ripozicionuar në orën 02:00. Kështu do rikuperojmë një orë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale.

Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera dixhitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 Mars 2025, kur si gjithmonë në 3:00 të mëngjesit do hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit Tetor dhe muajit Mars.

Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore, ligjore në rastin për të kursyer energji elektrike, arsye dhe pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore.

Por pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi, apo edhe në mjedis pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mos vijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...