Të dënuar për krime të rënda, OFL iu çon formularët Arben Frrokut dhe 2 ‘të fortëve’ nga Shijaku

Operacioni Forca e Ligjit iu dërgon ultimatum tre personave të tjerë të dënuar për krime të rënda. Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se tre personat, shënjestër e OFL-së janë Jasin Kala, Arben Frroku dhe Durim Keçi (në foto).

Durim Keci

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
– Arben Frroku, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;
– Durim Keçi, banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Sekuestrohet hoteli në ndërtim me vlerë 500 mijë euro në Himarë

Prokuroria e Vlorës dhe Policia kanë ekzekutuar sekuestron preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet një hotel në Himarë. Nga ana e...

Mesfushori i Tottenhamit, i pasur me një thesar…nga rastësia

Disa futbollistë janë të pasur prej trashëgimisë familjare, sigurisht edhe nga ata që e njohin botën e luksit përpara se të nisin të gjuajnë...

Thaçi kërkon nga Borrel që BE-ja ta përmbush obligimin për heqjen e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të...

Së fundi

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për...

Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine. Agjencia zyrtare saudite e...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...