Taulant Balla vazhdon betejën për zbardhjen e dosjes “CEZ”. Kërkon në Gjykatë kalimin e saj në SPAK

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për shpallje të mos-kompetencës për gjykimin e dosjes “CEZ”, ndërsa ka kërkuar që kjo çështje t’i kalohet për gjykim SPAK.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pranishëm në Gjykatën Penale ka insistuar që kjo çështje, e cila ka prodhuar akuza të forta politike t’i kaloj tani për hetim Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Sipas Taulant Ballës, dosja e “CEZ”, për të cilën janë kallëzuar penalisht funksionarë të ish-qeverisë Berisha, duhet të gjykohet nga një organ më i besueshëm, ndërsa shpresën e sheh tek organi i ri i drejtësisë, i njohur ndryshe si SPAK-u.

“Janë kallëzuar funksionarë të qeverisë Berisha. Nue Kalaj s’është marrë në pyetje nga prokuroria. Nuk mund të gjykohet më nga gjykata e Tiranës. Të gjykohet nga një gjykatë më e besuar nga publiku. Çështja duhet të gjykohet nga SPAK. Janë dërguar letërporosi në Kosovë, Kalaj s’është gjetur . Autoritetet e Kosovës nuk marrin masa për ekstradim”-tha Balla.

foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi