Tatimet nisin fushatën e re antiinformalitet për restorantet

Nga kjo e mërkurë drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të nisë fushatën e anti informalitetit e përqendruar në sektorin e shërbimeve, kryesisht bare dhe restorante, duke i paraprirë kështu dhe afrimit të sezonit veror.Në daljen e tij të parë pas marrjes së detyrës Enton Duro, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve tha se janë 14 000 tatimpagues që i përkasin këtij sektori.

“Ky sektor është përzgjedhur pas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk në përmbushje, formalizimi i të cilit  lidhet  ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia, shërbimet.Rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori do të nxiten dhe ndihmohen që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si edhe t’i vetëkorrigjojnë ato, duke reflektuar aktivitetin real që ushtrojnë. Tatimpaguesit e këtij sektori në të gjithë vendin,  do të vihen në dijeni, secili në mënyrë të personalizuar, mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta. “ tha Duro.

Por cili është qëllimi i këtij aksioni anti informalitet?

“Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen – një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi.” Theksoi kreu i Tatimeve.

Ky plan është hartuar me asistencën e  Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijëmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi