-0.5 C
Tirana

Tanket e trupat pushtojnë Sheshin e Kuq në Moskë, Putin në retorikë patriotike për zgjatje të mandatit

Më datë:

Kolona tankesh e trupash ushtarake kryen sot paradën madhështore në Sheshin e Kuq në Moskë, teksa presidenti Vladimir Putin nxiti ndenjat patriotike në prag të votës së zgjatjes së mandatit të tij.

I detyruar të shtynte paradën e Ditës së Fitores më 9 Maj prej pandemisë së koronavirusit, Putin e caktoi atë vetëm një javë para votës së 1 korrikut për reformën kushtetuese që do të zgjasë mundësinë e mandatit të tij .

Mes disa ndryshimeve të pritura, Putin propozoi heqjen e kufizimeve për numrin e mandateve presidenciale. Infektimet e koronavirusit kanë rënë së fundmi në vend dhe Moska ka hequr kufizimet.

Parada e këtij viti shënon 75 vjet që prej fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, dhe përfshin rreth 13 000 trupa nga 13 vende, si dhe pajisjet më të fundit ushtarake që shfaqin aftësitë luftuese të Rusisë.

Më shumë se 20 pajisje të reja shfaqen për herë të parë, sic janë zjarr-hedhëset Tosochka, tanket T-90M apo sistemet raketore Buk-M3.

Teksa niste parada, folësi njoftoi: “Kujdes, ju flet dhe ju shfaqet Moska, dëgjoni dhe shikoni Sheshin e Kuq. Ka nisur parada ushtarake në nder të 75 vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945!’

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...