Takimi Yildirim – Abdulaziz në Rijad, në fokus statusi i Kudsit

Gjatë takimit të kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz në Rijad, është theksuar rëndësia e statusit të qytetit të Kudsit, nevoja që e gjithë bota islame të ndërmarrë hapa të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez.

Gjithashtu u potencua se miratimi i rezolutës (për Kudsin) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është një mesazh i fortë i bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga zyra e kryeministrit turk, gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet historike, fetare dhe të tjera mes Turqisë dhe Arabisë Saudite të cilat vazhdojnë nga një periudhë e gjatë kohore

Më poshtë thuhet se mbreti Selman shprehu kënaqësi me rastin e vizitë së Yildirim dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit në mes Arabisë Saudite dhe Turqisë, shkruan aa. Yildirim në kuadër të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite sot në mëngjes mbërriti në Rijad. Në shoqërim të Yıldırım në Rijad ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij Semiha Yıldırım, zëvendëskryeministri Hakan Çavushuoglu, ministrja e Punës dhe Sigurisë Sociale Jülide Sarieroglu dhe ministri i Shëndetësisë, Ahmet Demircan.

Në kuadër të vizitës është planifikuar takim i kryeminstrit turk me ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi