
Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) u takua të mërkurën me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar.
Takimi kokë më kokë i zhvilluar në Kompleksin Presidencial zgjati 1 orë.
Oktaj dhe Tatar më pas kaluan në darkën e punës ndërmjet delegacioneve.
Në takim, duke filluar nga siguria dhe ekonomia, u shqyrtuan në mënyrë gjithëpërfshirëse zhvillimet ndërkombëtare që i interesojnë rajonit si dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me protokollin ekonomik që vazhdon me Republikën Turke të Qipros së Veriut.