Në fjalën e saj, Ibrahimaj ka renditur disa nga kërkesat e Dhomave, që sipas saj qeveria i ka përmbushur por ka pranuar se korrupsioni në institucionet shtetërore vijon të mbetet problem akut për konkurrencën e lirë në treg.

“Sigurisht që mbetet ende shumë punë për tu bërë se ka ende teknalitete që duhen sqaruar dhe rregulluar në proces.

Një shqetësim i madh i biznesit ka qenë korrupsioni në institucionet shtetërore dhe adresimi i kësaj plage të konkurrencës së lirë.

Në fakt qeveria shqiptare ka pësuar një revolucion dixhital në vitet e fundit, duke shmangur prezencën fizike dhe kontaktet me inspektorët.

Shumica e shërbimeve tani janë online dhe eliminohet kontakti që biznesi ka me individin. Një plagë tjetër ka qenë sistemi i rimbursimit të TVSH-së.

Që nga muaji mars çdo kërkesë rimbursimi bëhet në një proces automatik që s’ka nevojë për shkresa dhe kontakte me agjentët. Sot koha mesatare e rimbursimit është 40 ditë.

Doganat janë një tjetër hapësirë që dikur ka qenë e gjitha në letër dhe me kontakt fizik me agjentët doganorë. Tashmë 34 nga shërbimet e doganave kryhen online.

Shumë sugjerime nga ana juaj kanë ardhur sa i përket aftësimit të punonjësve”, tha Ibrahimaj.