Pas mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama zhvillon sot, 17 janar, takim me kryebashkiakët në Golem.
Kreu i qeverisë do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të ndalet te sfidat e bashkive për 2026, sezoni turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.
Pas tij, do të flasin ministrat Ervin Demo dhe Blendi Gonxhja.
Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë strategjia kombëtare e turizmit, rregullimi i plazheve apo Paketa e Maleve.
Takimi me kryetarët e bashkive pritet të mbyllet në orën 18:00.


